Bekim Jashari edhe pse kryetar aktual i Skënderajt, ai përsëri do të jetë kandidat edhe për 4 vite
E, sot kryetari i Skënderaj priti në takim axhën e tij, Rifat Jasharin.
Ai ka thënë për axhën e tij se është njeriu shembull i sakrificës që na mbushur me forcë e motiv në ditët e para të Lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë.
Ai ka thënë se nga axha i tij ka marrë përkrahje edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt.
Postimi i plotë:
Sot më vizitoj në zyrën time, axha im Rifati, njeriu shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët e para të Lirisë dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë.
Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim.
Gjatë këtij mandati qeverisës, në shërbim të qytetarëve, kam punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i kam dhënë edhe mixhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.
Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lartë nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit.
Të paqim gjatë mixhë!