Opinionisti Adem Bytyçi, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për bashkëpunimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Bytyçi, në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se Rama ka shkelur mbi gjakun e mbi 13 mijë viktimave të pafajshme shqiptare nga regjimi gjakatar dhe gjenocidal serb i Sllobodan Millosheviqit.
Ai ka thënë se historia e kombit shqiptar nuk ka pasur një politikan më anti-shqiptar se Rama.
Sipas Bytyçit, sa më shpejt që të largohet Rama nga pushteti, aq më mirë do të jetë për të gjithë shqiptarët.
Reagimi i tij i plotë:
Edi Rama shkeli mbi gjakun e mbi 13 mijë viktimave të pafajshme shqiptare nga regjimi gjakatar dhe gjenocidal serb të Millosheviqit.
Ende pa u terë gjaku i bijave të popullit shqiptar të Kosovës nga krimet makabre të Serbisë fashiste dhe gjenocidale dhe akoma pa kërkuar falje për këto krime bashkëpunëtorët e regjimit vrastarë të Millosheviqit, të cilët sot gjenden në majat më të larta të pushtetit në Serbi, Edi Rama, ia shtriu dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit.
Madje, miku më i ngushtë i tij , i cili në regjimin e Millosheviqit, në kohë lufte kur popullata shqiptare civile në Kosovë ndër të cilët gra, pleq e fëmijë masakroheshin në mënyrën më makabre, është Aleksandar Vuqiq, të cilin e përqafon, duke i thënë se e ka edhe vëlla.
Nuk e di a e mban mend historia e kombit shqiptar, përveç Esat Pashë Toptanit, të ketë pasur më anti shqiptar si Edi Kristaq Rama?!
Vërtetë është e pa mundur të imagjinohet që kombi shqiptar të tolerojë në krye të shtetit tij një personalitet politik kaq patogjen, i cili kaq shumë e urren kombin e tij dhe përkrah interesat e armiqve të kombit të vet.
Sa më shpejt shqiptarët ta largojnë këtë debil politik nga udhëheqja e shtetit shqiptar, aq më mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët.