Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, ka reaguar sërish pas projektit “Ballkan i Hapur”.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar të mbahen protesta mbarëkombëtare kundër fomrimit të Jugosllavisë së re.
“Nuk ka vllazërim-bashkim me ata që e mohojnë gjenocidin ndaj popullit shqiptar. Të mbahen protesta mbarëkombëtare kundër formimit të Jugosllavisë së re”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
SOT nuk na duhen FJALË por VEPRIM për ta shpëtuar Kombin tonë nga tradhëtia e radhës.
Nuk ka vllazërim-bashkim me ata që e mohojnë gjenocidin ndaj popullit Shqiptar.
Të mbahen Protesta Mbarëkombëtare kundër formimit të JUGOSLLAVISË SË RE.
PO apo JO?
Shprëndajeni sa më shumë