Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka renditur një varg akuzash ndaj Qeverisë Kurti.
Gjatë seancës plenare, ku po debatohet për 100 ditët e ekzekutivit, deputetja opozitare tha se qytetarët janë zhgënjyer nga Qeveria Kurti.
Sipas saj, kryeministri Kurti nuk ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, por kapjen e shtetit.
Krasniqi: Qeveria Kurti më e dobëta në histori të vendit
“Qeveria Kurti në 100 ditëshin e parë të udhëheqjes së shtetit do të mbahet mend si Qeveria më e dobët në histori të drejtimit të vendit. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët s’kanë parë asnjë vendim të mirë që do të mund të krenoheshin me punë e kësaj qeverie. 100 ditë zhgënjim, dëshpërim të madh për qytetarëve. Me pak fjalë kështu mund të përshkruhet puna e kësaj qeverie në këtë periudhë. Një qasje arrogante dhe aspekt shpresëdhënëse për qytetarët, fare nuk flitet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sepse janë fokusuar në kapje të shtetit”, tha ajo.