Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se opozita po kritikon qeverinë sikur ajo të mos kishte kaluar 100 ditët e para të qeverisjes.
“Po kritikojnë sikur qeveria të kishte një mijë e 460 ditë në qeverisje, pra po flitet sikur për periudhën katërvjeçare”, është shprehur ajo.
Në fjalën e saj Mulhaxha ka përmendur pakot ekonomike të miratuara nga qeveria, ndërkaq ka përmendur edhe procesin e vaksinimit si sukses të ekzekutivit.
Ajo ka inkurajuar qytetarët që ta vaksinohen kundër COVID-19.