Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja do të nis duke filluar nga ora 12:00, ka njoftuar zyra për media e kryeministrit.
Ndërkohë nuk është bërë e ditur se çka do të diskutohet.
Ndryshe, kryeministrit Kurti sot ka vizituar komunën e Suharekës, pas zjarreve që janë raportuar në atë rajon.
Kurti ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve ku vendi po përballet me temperatura të larta.