Opozita ka kritikuar Qeverinë për mos pjesëmarrje në seancën plenare të Kuvendit.
Deputeti i PDK-së, Fadil Nura ka thënë se sot do të duhej të diskutohej për hapa konkret të qeverisjes 100 ditore.
Sipas Nurës një gjë e tillë nuk po ndodhë pasi që Qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë se skandale.
“Mungesa e vullnetit për të bërë raportim këtu në Kuvend është dëshmi se kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë më shumë se skandale”.
Po ashtu, Nura Qeverisjen Kurti e ka quajtur mashtruese dhe model të qeverisjes mafioze.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka nisur fjalimin e saj duke falënderuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si e vetmja ministre prezentë bë debatin për 100 ditëshin.
Musliu ka thënë se puna 100 ditore i kësaj Qeverie është krejtësisht dështim skandalet e të cilës po mundohen t’i mbulojnë me arsyen se kanë fituar mbi 50 për qind të votave.
“LVV-ja për të mbuluar skandale ripërsëritë se përfituan mbi 50 për qind të votave. VV-ja erdhi në pushtet përmes propagandës e kauzës. Albin Kurti nuk kurseu as jetët e njerëzve për të ardhur në pushtet. Kemi të bëjmë me një demagod e një mashtrues. Qeveria e tij sot shpërndan tender sipas tekeve” është shprehur ajo.
Ndërsa deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se ata ndryshe janë sjellë kur kanë qenë opozitë e ndryshe pasi që rolet kanë ndryshuar.
“I kuptojë kolegët që po na xhelozojnë dhe që nuk dinë të bëjnë opozitë”, është shprehur ai.