Këshilltari i kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Driton Tali ka reaguar për planin “Patkoi”.
Plani “Patkoi” është projekt serb i cili ka të bëjë me pastrimin etnik të Kosovës.
Ky plan ishte organizuar sipas Talit nga Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiqi të cilët ishin pjesë.
Tali në rrjetin social facebook, pyet se a duhet t’i kërkojmë Serbisë përgjegjësi ne si Kosovë?
Reagimi i plotë:
Plani "Patkoi" (Potkovica) për pastrimin etnik të Kosovës ishte mirë i menduar, organizuar dhe profesionalisht i jetësuar.
Ishte planifikuar nga institucionet shtetërore të Serbisë ku edhe Vuçiqi dhe Daçiqi ishin pjesë.
Pra jo nga OJQ'ët, formacionet paramilitare apo ndonjë grup tjetër joformal.
Andaj miq shtrohet pyetja se: a duhet t'i kërkojmë Serbisë përgjegjësi (ne si Kosovë) apo jo?!
Sipas Demo Berišave të Kosmetit jo, sepse kanë kaluar 22 vjet dhe duhet të shikojmë ka ardhmëria jo e kaluara.
Bile "ne duhet diçka m'i dhonë Serbisë...".