Ditëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 110 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga ky virus.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 2 persona.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
03 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.
Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667.
Në total numri i rasteve aktive është 689.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!