Publicisti Rexhep Shahu, ka komentuar ftesën që i është bërë këngëtarit serb Goran Bregoviç për të performuar në Festivalin e Birrës në Korçë.
Shahu ka rikujtuar se Bregoviçit i është dhënë çelësi i Tiranës nga kryeministri Edi Rama, ndonëse ka bërë një këngë që frymëzonte tigrat e arkanit për masakrat kundër shqiptarëve.
“Këngëtari serb që Edi Rama i ka dhënë Çelësin e Tiranes, autor i këngës Kallashnikov që frymëzonte tigrat e Arkanit dhe ushtarët serbe në masakra kundër shqiptarëve ftohet në Korçë në festën e birrës Korça”, shkroi Shahu.
Ai tha se po ta dinin qytetarët e Korçës këtë fakt do të duhej ta bojkotonin koncertin.
“Them se po ta dinin qytetarët korçare, me e pakta do ta bojkotonin koncertin e Bregoviqit e mbase edhe birrën Korça”, përfundoi ai.