Drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu është shkarkuar.
Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.
Ky vendim është marr gjatë mbledhjes së Bordi Mbikëqyrës, pas skandalit të fundit pas audioincizimeve të publikuara në media.
Postimi i plotë:
Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm.