Analisti politik, Faton Mehmeti, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Ai ka thënë se Rama po përdorët nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kundër interesave të shqiptareve.
Ndërkohë, ai ka treguar se çfarë interesa duhet t`i ketë Rama.
Postimi i plotë:
Edi Rama, me apo pa vetëdije po përdoret nga Vuçiqi kundër interesave të shqiptareve.
Kryeministri i Shqipërisë duhet të ketë mbi çdo gjë interesin e shqiptareve kudo që janë, jo të bëhet pjesë e ideve të vjetra sllave për dalje në det, duke ndikuar në fuqizimin ekonomiko-ushtarak të Serbisë, përmes saj edhe "pushtim" të Ballkanit Perëndimor nga Rusia.