Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person për zjarrëvënie.
Rasti ka ndodhur në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë.
Me këtë rast, Polica e Kosovës ka njoftuar se “zjarrvënia” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” janë vepra penale të përcaktuara me ligj.
Policia në bashkëpunim me autoritetet kompetente po ndërmerr masa aktive për parandalimin dhe hetimin e këtyre rasteve.
"Policia e Kosovës më datë 03.08.2021, ka pranuar informacionin se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë gjendët një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine. Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar Zjarrfikësit", thuhet në njoftimin për media.
Njoftimi i plotë:
Duke iu referuar temperaturave të larta dhe erërave, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.
Policia e Kosovës më datë 03.08.2021, ka pranuar informacionin se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë gjendët një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine. Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar Zjarrfikësit.
Zyrtarët policor kanë ndaluar një person të dyshuar, janë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, ku në konsultim edhe me prokurorin kompetent është iniciuar rast për procedura të mëtejme.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/03/auto_sjjakf1628026027.jpg)