Shumë vende të botës janë duke u përballur me zjarre.
Edhe në Kosovë është një gjendje e tillë. Në disa pjesë të Kosovës, po qytetarët dhe organet komoetente po luftojnë për shuarjen e zjarrit.
Vetëm në zonën e Pejës, përkatësisht në Rugovë janë përhapur disa vatra të zjarrit.
Vatrat e zjarreve janë të përhapura më shumë në Shtupeq të Madh
Në këto orët e vona Kfor- dhe FSKja janë në vendin e ngjarjes ku po mundohet t`i fikin vatrat e zjarreve.
Ndërkaq, “Bota sot” ka siguruar disa foto nga Shtupeq i Madh, në të cilat vërehet se gjendja është alarmante.
Vlen të theksohet se në këto zona janë të banueshme.

Kurse, mësohet se banorët e kësaj ane tashmë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.