Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar përmes një postimi në facebok për mungesën e shërbimeve në policinë e Komunës sëPodujevës.
Bajqinovci thotë se ka pranuar ankesa të shumta nga qytetarët për shkak se nuk kanë mundur të pajisen me vërtetimin mbi të kaluren kriminale në statcionin policor në Podujevë, përcjell “Bota sot”.
Ai shton se ky vërtetim duhet për vizë, ndryshim emri ose mbiemri dhe se policia i ka IT-të që nuk neglizhuar me ditë të tëra me arsyetimin se nuk ka rrjet.
Postimi i plotë
Kam ankesa disa ditë rresht nga qytetarët e komunës së Podujevës, të cilët nuk kanë mundësi të pajisen me vërtetimin mbi të kaluaren kriminale në stacionin e policisë në Podujevë.
Ky vërtetim përdoret për vizë, ndryshim emri, mbiemri etjj.
Policia i ka IT-të dhe nuk duhet neglizhuar me ditë të tëra duke thënë se ka ra rrjeti, pra bëhet fjalë për një shërbim mjaftë të rëndësishëm për qytetarët.