Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar pas deklaratve të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Haxhiu, u ankua se përgjimet e publikuara së fundmi nuk janë publikuar në masë të madhe nga mediat, e as nuk ka parë reagime nga shoqëria civile.
“Edhe përkundër faktit që kanë kaluar disa ditë (nga publikimi i përgjimeve), nuk kemi pa reagime shoqërore, nga mediat, nga shoqëria civile, janë të pakta mediumet që kanë publikuar përgjimet. Nuk po ndodh e njëjta siç ka ndodh me aferën Pronto, ku ka pas edhe protesta. Po ndodh skandal i madh që spo ka reflektim….Kam dalë me qëllimin që të thërras për përgjegjësi, për reagim shoqëror, nga shoqëria civile, mediat”, tha Haxhiu ndër të tjera në konferencën e thirrur për media.
Miftaraj ka thënë se është mirë kur vetëm një pjesë e vogël e medias dhe shoqërisë civile bëhen argat të pushtetit.
Shkrimi i plotë i Ehat Miftaraj:
Shoqeria civile dhe mediat nen llupen e monitorimit dhe vezhgimit nga ekzekutivi!
Edhe kete dite e pritem!
Gjithsesi shume mire kur vetem nje pjese e vogel e medias dhe shoqerise civile behen argat te pushtetit.