Dy ditë e fundit në Kosovë, kemi shënuar një rritje mjaft alarmuese të rasteve të reja me COVID-19.
Mbi 200 ka shkuar numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.
E natyrisht kur rritet numri i të infektuarve Qeveria fillon strategjinë e saj me masa për parandalimin e mëtutjeshëm të infektimit të qytetarëve.
E masat e para që mund të merr Qeveria është edhe mbyllja e vendit.
Kjo e ka alarmuar biznesmenin nga Kosova, Burim Piraj.
Ai thotë se Kosova nuk ka ekonomi që e përballon mbylljen.
“Vaj halli me u mbyll vendi edhe njëherë shkaku i COVID-19! Nuk kemi ne ekonomi që e përballon!
Gjermania po ballafaqohet me mungesë të lëndës së parë që është superfuqi ekonomike e si do të bëhet halli me të tjerët!”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.