Xhavit Beqiri, profesor i letërsisë dhe ish këshilltar i ish kryeministrit, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me ftesën e Bashkisë së Korçës për këngëtarin Goran Bregoviç.
Beqiri e ka quajtur të turpshëm veprimin e Korçës, duke theksuar se kjo është fyerje e rëndë për Kosovën.
“Turp, Korçë, turp!!! Nuk di a e ftoi edhe Cecën e Arkanit Bashkia e Korçës?! A e dinë këta prijësit e kësaj bashkie se duke e ftuar çetnikun Goran Bregoviq jo vetëm që e fyejnë rëndë Kosovën, por edhe e turpërojnë qytetin e tyre, qytetin e Mësonjëtores së vashave. Ku janë intelektualët, krijuesit, arsimtarët, nxënësit, studentët... patriotët e qëmotit, që nuk ngrihen në këmbë kundër këtij turpi?! Apo - mos e dhëntë Zoti - a ç'u bën për ndjenjat e kosovarëve?! Të na vijë serbi e të na kënaqë me këngë çetnike, në mes të Korçës, kush mërzitet që ai mbështeti gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë!!! Turp, Korçë, turp!!!”, përfundoi Beqiri.