Armend Zemaj i reagon ashpër Albin Kurtit: Tento, mos u frikëso, aman përvjeli mëngët, e jo “mindilin”

Aktuale

Armend Zemaj i reagon ashpër Albin Kurtit: Tento, mos u frikëso, aman përvjeli mëngët, e jo “mindilin”

Nga: P.R Më: 5 gusht 2021 Në ora: 11:23
Armend Zemaj

Ish Ministri i Sëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi ditëve të fundit ka filluar rritja e rasteve me Covid 19 në Kosovë.

“Kryeministër, pandemia nuk është lojë. Virusi ishte dhe është në mesin tonë, ndaj tento të punosh. Veç një herë në jetën tënde vendos dhe tento të punosh. Tento, mos u frikëso. Deklaratat pa punë janë veç fjalë të thata e të pamatura si dhe kanë kosto për qytetarët. Sipas Kurtit, virusi vetvetiu do të duhej të hiqej pas 14 shkurtit, por ja që nuk ndodhi. Ai kishte deklaruar e ishte lavdëruar se pandeminë e mundi, mirëpo dje, nga 9 raste i kemi 221 raste të reja me Covid 19, përkthyer ndryshe është një rritje prej afërsisht 2,500%”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

“Kryeminister , aman përvjeli mëngët, e jo "mindilin", se nuk bën, nuk funksionon, besom. Me "mindilin" tënd mundesh veç të qash me lot, se me menaxhu pandeminë e ke të kotë. Nuk menaxhohet pandemia me retorikë boshe. Mos të harroj që ta kujtoj se as 10% të qytetarëve nuk i ke të vaksinuar! Shtatori po vjen!”, përfundon reagimin e tij ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat