Partia Demokratike e Kosovës në krye me Memli Krasniqin pritet që gjatë ditës së sotme të propozojë e më pas të hedhë në votim emrat e kryesisë së re të partisë. Mediat duke u thirrur në burimet e tyre kanë publikuar një listë me emra, që sipas tyre do të jenë në kryesinë e PDK-së, në mesin e tyre figuron edhe emri i profesorit universitar Rrahman Paçarizi.
Media ka kontaktuar me profesor Paçarizin për të parë nëse i njëjti pritet të jetë pjesë e PDK-së, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk jam pjesë e kryesisë”, ka thënë shkurtë Paçarizi.
Gjithashtu, në kryesinë e PDK-së nuk do të jetë as ish-deputeti i LVV-së, Dardan Sejdiu, siç është raportuar sot në media.
Në këtë listë figurojnë edhe emra të tjerë si Bernard Nikaj e Adri Nurellari.
Në orën 16:00 mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, ku pritet të propozohen e më pas të votohen anëtarët e Kryesisë së re të kësaj partie.