Në Kosovë kundërshtohet “Ballkani i Hapur”, dalin pamje që Rama nuk do të dëshironte të i shihte

Aktuale

Në Kosovë kundërshtohet “Ballkani i Hapur”, dalin pamje që Rama nuk do të dëshironte të i shihte

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 13:38
Edi Rama

Disa dhjetra parrulla kundër Edi Ramës janë shfaqur të shkruara në murret e pallateve në Kosovë.

Parrulla që lexon “Unë jam mirë kur është mirë Serbia – Edi Rama”, është një ironi për kryeministrin shqiptarm një lojë fjalësh me shprehjen e famshme të Isa Boletinit, “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Parrullat anti-Rama në Kosovë shfaqen disa ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me Aleksandër Vuçiç të Serbisë, për nismën e quajtur “Ballkani i Hapur”.

Kjo nismë është kundërshtuar nga shumë ekspertë e politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, përfshi edhe kryeministrin Albin Kurti, që e bojkotoi këtë takim.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
Image
Foto nga vendi i ngjarjes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat