Partia Demokratike e Kosovës sot nga ora 16:00 pritet që të zgjedhë kryesinë e re në një mbledhje të Këshillit Drejtues.
Një nga emrat që mund të jetë pjesë e Kryesisë së re të PDK-së është edhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu.
Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi i ka paralajmëruar zyrtarët tjerë të partisë së tij se ai do ta sjell Sejdiun në PDK.
“Kryetari ynë Memli Krasniqi na ka thënë se do ta sjellë Dardan Sejdiun në parti. Por nuk e di tash nëse ky i fundit do ta pranojë ofertën apo jo”, tregon ky burim.
Media ka provuar ta marrë një përgjigje nga Sejdiu, për ta pyetur nëse do t’i bashkohet PDK-së dhe do të bëhet pjesë e kësaj partie, por komunikimi me të ka qenë i pamundshëm.
Përveç Sejdiut, edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, do t’i bashkohet sot PDK-së. Madje, si anëtar i kryesisë së re.
Ndërkaq, profesori universitar, Rrahman Paçarizi, emri i të cilit u raportua se do të jetë pjesë Kryesisë së re të PDK-së e ka mohuar një gjë të tillë.
Ndërkaq, burimet bëjnë të ditur se pjesë e kryesisë së PDK-së do të bëhen edhe Bekim Çollaku, Uran Ismaili dhe Arben Fetoshi.