Deputetët për tre muaj shpenzojnë rreth 7 mijë euro për shpenzime telefonike

Aktuale

Deputetët për tre muaj shpenzojnë rreth 7 mijë euro për shpenzime telefonike

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 14:38
Deputetët për tre muaj shpenzojnë rreth 7 mijë euro për shpenzime telefonike

Shpenzimet telefonike të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për tre muaj i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 mijë e 912 euro, raporton KosovaPress.

Në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e legjislativit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, deputetët për muajt prill, maj dhe qershor, shpenzuan më së shumti për mbushje telefonike “Vala”, nga operatori Telekomi i Kosovës, saktësisht 6 mijë e 88 euro.

Ndërsa, rreth 824 euro tjera u shpenzuan për shpenzime të tjera telefonike.

Të njëjtin raport, të mërkurën Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e miratoi me shumicë unanime.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat