Një turist nga Kosova është mbytur sot në Plazhin e Madh të Ulqinit.
Siç raportojnë mediat malazeze, viktima është 33 vjeç nga Malisheva me inicialet M.F.
Kreu i Administratës së Sigurisë Detare, Safet Koçan, tha për “Vijesti” se shërbimi është në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, por që sipas tij edhe kjo ndonjëherë nuk është e mjaftueshme.
“Sot, operativët tanë përtej bregut përdorën megafonët për të paralajmëruar njerëzit se rrymat janë të forta dhe se duhej të qëndronin në breg. Kot sepse teksa ishim duke udhëtuar në brezin e Plazhit të Madh për në Ada, të gjithë ishin në det dhe valët ishin të mëdha”, tha Koçan.