Bashkëpunëtori i Presidentit Ibrahim Rugova dhe ish zyrtari i LDK-së, Skender Zogaj, përmes një postimi të tij në Facebook ka dalë në përkrahje të ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Zogaj e ka quajtur kryeministrin shqiptar si idol historik të shqiptarëve të pastër.
Sipas tij, Ibrahim Rugova, Sali Berisha dhe Nënë tereza janë figurat më të ndritshme të historisë demokratike dhe antikomuniste.
Postimi i plotë:
IDOLI HISTORIK I SHQIPTARËVE TË PASTËR
Dr.Ibrahim Rugova, Sali Berisha dhe Nëna Tereze, janë tri figurat më të mëdha dhe më të ndritshme të historisë së re demokratike dhe antikomuniste!
Nuk ka forcë që mund t'i cvlerësoj sepse, janë vlera e dëshmuar që i përket visareve më të çmueshme të traditës kombëtare!