Opinonisti Skënder Sadri Kapiti ka bërë një reagim për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Ai ka thënë se komunizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare.
“E keqja e madhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë e për Kosovën kanë qenë e vazhdojnë që të jenë komunizmi, komunistët dhe rilindasit komunistë të Edi Ramës si brezi i ri apo njeriu i ri si produkt i edukimit e të frymëzimit marksist-leninist”, ka thënë ai.
Reagimi i Kapitit:
Komunizmi, kjo fatkeqësi e madhe kombëtare. E keqja e madhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë e për Kosovën kanë qenë e vazhdojnë që të jenë komunizmi, komunistët dhe rilindasit komunistë të Edi Ramës si brezi i ri apo njeriu i ri si produkt i edukimit e të frymëzimit marksist-leninist. Komunistët shqiptarë i bashkoi në Partinë Komuniste Shqiptare Miladin Popoviçi në vitin 1941, i bashkoi përsëri në revulucionin antishqiptar të vitit 1997 Millosheviçi, i bashkoi socialkomunistët e Partisë Socialiste me ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim Tadiqi në vitin 2013, dhe po i bashkon tani edhe Vuçiçi e Bregoviçi si gjithmonë grusht-bashkuar me Serbinë edhe në “Ballkanin e Hapur”