Gjatë ditës së djeshme, u raportua se Dardan Sejdiu do t`i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Përkundër kësaj, ai sot ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën brenda PDK-së.
“Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Zgjedhja e kryesisë së re nga PDK është edhe një hap i mirë drejt modernizimit e normalizimit të politikës në Kosovë.
Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë!
Zgjedhjet e 14 shkurtit duket se u lexuan mirë nga dy subjektet më të mëdha opozitare.