​Kuvendit do t’i rekomandohet shkarkimi i anëtarit të KGjK-së, Driton Muharremi

Aktuale

​Kuvendit do t’i rekomandohet shkarkimi i anëtarit të KGjK-së, Driton Muharremi

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:12
Adnan Rrustemi

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion ka iniciuar shkarkimin e Driton Muharremit, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ky vendim të cilin komisioni e ka marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme, vjen pas publikimit të disa audio-incizimeve ditë më parë, ku Muharremi dëgjohet të bisedojë me një person i cili i kërkon gjyqtarit te intervenojë për lirimin e veturës e cila i ishte konfiskuar.

Në një konferencë për media, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Andan Rrustemi tha se në mënyrë unanime kanë marrë vendim t’i rekomandojnë Kuvendit shkarkimin e Muharremit, që sipas tij, ka cenuar sistemin gjyqësor të Kosovës.

Rrustemi: Komisioni për Legjislacion i rekomandon Kuvendit shkarkimin e Driton Muharremit

“Bëhet fjalë për zotin Driton Muharremi si rezultat i përgjimeve të fundit të fundit të publikuara nga mediat në Kosovë, e të cilat flasin për shkelje të rënda të detyrave e përgjegjësive si anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe cenimin e rëndë që i ka bërë sistemit të drejtësisë, në fakt sistemit gjyqësor në Kosovë. Sot komisioni për legjislacion brenda përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka dhe në përpjekje për të ruajtur integritetin, pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit tonë të drejtësisë mori vendim me unanimitet të plotë që t’i rekomandoj seancës shkarkimin e zotit Muaharremi”, tha Rrustemi.

Sipas tij, Muharremi do të duhej të jepte dorëheqjen, por meqë nuk e ka bërë një gjë të tillë, atëherë komisioni ka filluar procedurat për shkarkimin e tij.

Rrustemi: Driton Muahrremi ka cenuar sistemin e drejtësisë

“Ne konsiderojmë që zoti Muahrremi ka cenuar rëndë sistemin e drejtësisë. Një person me imazh të tillë nuk mund të qëndrojë më tutje në kuadër të sistemit tonë gjyqësor, respektivisht si anëtar i këshillit gjyqësor të Kosovës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat