Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen e parë, pas publikimit të anëtarëve një ditë më parë.
Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së do të jetë Bajrush Xhemaili, derisa nënkryetarë do të jenë Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Enver Hoxhaj dhe Ramë Buja.
Anëtarë të kryesisë do të jenë Bernard Nikaj, Donika Shahini-Lami, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi-Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadërgjonaj dhe Donjet Bislimi.
Kujtojmë se dje është zgjedhur kryesia e re e PDK-së.