Memli Krasniqi e largoi nga Kryesia e PDK-së, reagon Sami Lushtaku

Aktuale

Memli Krasniqi e largoi nga Kryesia e PDK-së, reagon Sami Lushtaku

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:54
PDK

Partia Demokratike e Kosovës dje ka zgjedhur strukturat e reja në kryesinë e partisë.

Jashtë saj ka mbetur emra të njohur të PDK-së, duke përshirë  edhe Sami Lushtakun.

Për këtë të fundit, u tha se kryetari i ri Memli Krasniqi e largoi nga kryesia e PDK-së.

Pas kësaj, zgjedhjes së këtyre strukturave ka reaguar Lushtaku, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryetarit Memli Krasniqi dhe kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës i dëshiroj punë të mbarë e suksese në angazhimin e tyre për rritjen dhe fuqizimin e PDK-së.

Secili personalitet, kushdo qoftë e kudo qoftë, duhet ta jap kontributin e tij maksimal në pozitën të cilën e mban!

SL

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat