Qemajl Mustafa thotë se ish-partia e tij (PDK) bëri mirë që i hapi rrugë kuadrove të reja ditë më parë kur u votua Kryesia e re.
Mustafa, i cili për dy mandate ka udhëhequr Komunën e Gjilanit si kandidat i PDK-së, javë më parë ka dhënë dorëheqje nga partia në Konventën Zgjedhore kur Memli Krasniqi u zgjodhë në krye të partisë.
“Konjukturat e moçme të PDK-së kurrë nuk kanë lëshuar rrugë, ndërsa këtë herë besoj se është e kundërta, kur kemi një tërheqje në prapaskenë”, thotë Mustafa.
Mustafa tha se në PDK nuk është ndarë merita politike për këtë arsye edhe është në këtë gjendje ky subjekt politik, i cili para një dekade ishte më i madhi në vend.
“Është punu me disa njerëz të tjerë, me disa që kurrë nuk i kanë fitu Komunat e veta, as Pejën, as Podujevën, as Prishtinën, por me ta është qeverisë edhe partia edhe shteti.Prandaj kemi ardh deri këtu ku jemi sepse nuk është nda merita politike”, tha Mustafa.
Gjithë kontributin sipas Mustafës e kanë marrë siç i quan ai të ”moçmit” duke i shndërru në interesa të veta.
“Por pushtetin për atë kontribut e ka marr dikush për vete, janë disa prej Gilanit e prej Anamorave, që e kanë shndërru në të mira për vete, janë disa prej Ferizaj, prej Prizreni, Mitrovice, janë qita të vjetrit krejt dihen qata që dihen kinse kanë dalë prej burgu, e lufte, prej do familjeve të dëshmorëve, krejt e kanë konvertu në të mira për vete, por kjo kurrë ska ndodh pa lejen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve që kanë qenë në parti”, u shpreh Mustafa.
Përndryshe, anëtarët e rinj të Kryesisë së PDK-së janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.