Në vazhdën e shkarkimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës përmes bordeve, nuk i ka shpëtuar as drejtori i Ujësjellësit "Mitrovica".
Ani pse ishin ndërruar disa borde nga qeveritë e kaluara, kryeshefi Sami Miftari nuk ishte lëkundur nga pozita e tij.
Qeveria Kurti pas ardhjes në pushtet për herën e dytë, ka bërë shkarkimin e bordit të kaluar me arsyetimin për performacë jo të mirë.
Ndërsa sot bordi i ri ka bërë shkarkimin e kryeshefit Sami Miftari nga pozita më e lartë në KRU "Mitrovica".
Ndryshe ankesat e qytetarëve për shërbimet e ujësjellësit janë të mëdha, mirëpo ankesa më të mëdha janë në ato raste kur intervenohet nga punëtorët e kësaj kompanie, dhe nuk rregullohet vendi i intervenimit.