Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar se çfarë e shtyu atë të kandidojë për kryetarë të kësaj partie.
Krasniqi ka thënë se ka kandiduar për të parin e PDK-së për të ofruar një vizion, dhe për ti dhënë një drejtim të ri partisë, e cila ka qenë pjesë qendrore e çdo zhvillimi në vend.
“Ne gjendemi në një situatë shumë të rëndë pas veprimeve të Gjykatës Speciale, kur u dasht që të largohen nga Kosova, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, por edhe presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët për tu ballafaquar me një proces të rëndë, dhe ne ishim të hendikepuar në zgjedhje, por ne gjetëm një mbështetje, solidarizim dhe besim që e kanë mbajtur votuesit e PDK-së për një kohë të gjatë”, ka thënë Krasniqi.
“Megjithatë ne mbajtëm para një muaji konventën, dhe unë isha i bindur që duhet të kandidoja, për të ofruar një vizion, dhe për ti dhënë një drejtim të ri partisë sonë, e cila ka një trashëgimi të jashtëzakonshme, dha ka qenë pjesë qendrore e çdo zhvillimi në vendin tonë prej çlirimit e veçanërisht për pavarësimit, për njerëzit , dhe themeluesit e PDK-së edhe në periudhat e kaluara të para viteve 2000. Pas mbështetjes e cila me ka privilegjuar, shumë unifikuese e konventës së PDK-së, dhe gjithë atyre delegatëve, normalisht një nga përgjegjësit e mija statutare ishte që të krijoj ekipin e ri, dhe qëllimi, dhe vizioni im ka qenë që kryesia e re të përfaqësoj ndryshimin që kërkohej, por jo tjetërsim, sepse PDK ka pasë nevoj për një transformim për tu bërë gatshme për punën, përkushtimin që duhet ta tregojmë, rifitimin e besimit, dhe për kontekstit politik aktual 2021 e tutje”, tha Krasniqi.