Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me mospajtimet që kanë ndodhur ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky reagim erdhi pas qëndrimeve të Ramës në forumin e Shkupit për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe ftesës së këngëtarit serb, Goran Bregoviq për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.
“Të gjitha raportet domethënëse ndërtohen përtej mospajtimeve a keq kuptimeve ditore. Si me thanë, si mospajtimet brenda familjes”, shkroi Çitaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Raportin tim me Shqipërinë e kam pa gjithmonë përtej kontradiktave të ditës. Në fakt, të gjitha raportet domethënëse ndërtohen përtej mospajtimeve a keq kuptimeve ditore. Si me thanë, si mospajtimet brenda familjes.
Shqipëria është ❤️