Komuna e Malishevës sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është në mesin e komunave që ka ngecur në procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
Nga rreth 55 mijë banorë rezidentë të kësaj komune, vetëm 8 mijë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, deri tash janë dhënë 478.084 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë ka filluar rritja e rasteve me Covid19.