Institucionet më të korruptuara, publikohen gjetjet e “Barometrit të Ballkanit”

Aktuale

Institucionet më të korruptuara, publikohen gjetjet e “Barometrit të Ballkanit”

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 13:54
Ilustrim

68% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se ligjet nuk zbatohen në mënyrë efektive. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga “Barometri i Ballkanit”.

Parlamenti dhe gjykatat janë institucionet publike më pak të besuara në Ballkanin Perëndimor. 61% e qytetarëve nuk u besojnë këtyre institucioneve.

Edhe niveli i mosbesimit tek qeveritë është i lartë. 57% e qytetarëve nuk kanë besim në to. Rreth 50% e tyre nuk besojnë as tek institucionet e auditimit.

Korrupsioni mbetet një nga problemet më madhore në Ballkanin Perëndimor. Kjo shihet në perceptimin e qytetarëve të këtyre vendeve, mbi nivelin e korrupsionit në administratë publike dhe shërbime.

78% e tyre mendojnë se partitë politike janë të korruptuara. 76% kanë të njëjtin mendim edhe për sistemin gjyqësor. 75% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se doganat janë të kapura nga korrupsioni.

Për 74% të tyre ky fenomen haset edhe tek ofruesit e kujdesit shëndetësor. 71% e qytetarëve të këtyre vendeve shprehen se edhe asambleja e të zgjedhurve nga populli, parlamenti, është i korruptuar.

Barometri i Ballkanik është sondazhi i përvitshëm i opinionit publik, porositur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për vlerësimin socio-ekonomikë e politikë si dhe integrimin rajonal dhe evropian, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat