Alarmante: Rriten edhe më shumë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Alarmante: Rriten edhe më shumë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe 352 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ndërsa janë shëruar 13 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

07 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732.

Në total numri i rasteve aktive është 1.659.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat