Gazetarja Arbana Xharra ka reaguar sërish në lidhje me koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Korçë.
Pas tërheqjeve të këngëtarëve nga festa e Birrës, Xharra e pyeti me ironi zëvendëskryetaren e Korçës “..a të ka mbetë kush për të këndu në atë koncert?”.
“Capital T me arsyetim fenomenal u tërhoq, Dafina Zeqiri sot tha se nuk merr pjesë, Unikatili ua dërgoi një të fala dje. Tash niseni e përfundojeni koncertin me këngën “Kallashnikov”!, shkroi Arbana Xharra në Facebbok, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Zv. kryetare e Bashkisë së Korçës, a të ka mbetë kush për të këndu në atë koncert? Capital T me arsyetim fenomenal u tërhoq, Dafina Zeqiri sot tha se nuk merr pjesë, Unikatili ua dërgoi një të fala dje. Tash niseni e përfundojeni koncertin me këngën “Kallashnikov”!