Ish-deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku, njëherit me profesion mjek, ka reaguar pas rritjes së rasteve me COVID në vendin tonë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka pyetur se ku është ministri Arben Vitia dhe Qeveria e VV-së dhe pse nuk po e parandalojnë përhapjen e Covid19.
Baxhaku më tej ka shkruar se rritja e frikshme e numrit të të infektuarve në tre ditët e fundit i ka ulë për toke edhe ministrin, edhe qeverinë.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
A thua ku është ministri Arben Vitia dhe Qeveria e VV-së? Pse nuk po e parandalojnë përhapjen e Covid19?
Me kujtohen si sot diskutimet dhe akuzat e konstatimet zëlarta e pa asnjë argument të deputetëve të VV-së dhe militantëve të saj nëpër paraqitje publike se si rritja e numrit të infektuarve me Covid-19 është pasojë e rrëzimit të Qeverisë Kurti 1 dhe ministrit Vitia i cili paskesh qenë ilaçi i pengimit të përhapjes së pandemisë.
Më kujtohet se si talleshin me qytetarët pa asnjë argument shkencor duke thënë se në kohën e Arben Vitisë fillimisht ishte një rast e pastaj disa raste fal menaxhimit perfekt të ministrit Vitia, kur dihet se çdo pandemi fillon me një rast dhe pastaj gradualisht rritet numri i të infektuarve. Arsyeja e numrit të vogël të te infektuarve në atë kohë ishte vetëm se ajo qeveri ra brenda tre muajve dhe logjikshëm nuk kishte mundësi të kishte numër më të madh të te infektuarve, si për shkak të principeve epidemiologjike të përhapjes se një virusi, por edhe për arsyen e lëvizjes së kufizuar të kosovarëve për shkak të regjimit të vizave.
Rritja e frikshme e numrit të te infektuarve në tre ditët e fundit i ka ulë për toke edhe ministrin, edhe qeverinë e edhe militantë, të cilët ose po shuajnë të gjithë ose tani po fajësojnë virusin, dhe qytetarët që nuk po vaksinohen. Po ku janë tani aftësitë e paimagjinueshme të ministrit dhe doktorit të mrekullive (si te atyre në serialet turke).
Tash nuk po del as ne konferenca për shtyp me “antena në kokë” së bashku me kryeministrin (siç bënte çdo ditë në Qeverinë Kurti 1) , dhe atë bash në kohë të ikindisë, për të bërë një shou popullist duke e ndal intervistën gjate kohës sa thirrej ezani nga hoxha nga xhamit aty afër.
Unë nuk dua ta fajësoj ministrin për shtimin e numrit të rasteve me Covid-19, edhe pse mundet dhe duhet të bëhet më shumë, por dua t’ia kujtoj se epidemitë dhe pandemitë kanë një rregull të ecurisë dhe përhapjes përkundër të gjitha masave që ndërmerren. Dhe kështu duhet të vlerësohen gjithmonë pavarësisht je në pozitë apo opozitë. Nuk duhet keqpërdorur çdo situatë dhe në mënyrë të ulët për një grusht votash populliste.
Thoshte në një kohe, menjëherë pas lufte i ndjeri Ekrem Rexha – Komandant Drini, tani Hero i Kosovës: “ Djema mos u ngutni, se do t’i vijë fundi çdo primitivizmi”.
Dhe po, do t’i vijë dhe po i vjen shumë shpejtë fundi dhe demaskimi i çdo primitivizmi, popullizmi e mashtrimi.