Kjo është arsyeja pse qytetarët e Korçës duhet të bojkotojnë koncertin e Bregoviqit!?

Aktuale

Kjo është arsyeja pse qytetarët e Korçës duhet të bojkotojnë koncertin e Bregoviqit!?

Nga: M.H. Më: 7 gusht 2021 Në ora: 19:55
Goran Bregoviq

Ftesa që Shqipëria i bëri këngëtarit Goran Bregoviq ka ngjallur reagime të mëdha në opinonin publik.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar opinonisti dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në facebok tha se qytetarët e Korçës duhet ta bojkotojnë pjesëmarrjen në koncertin e Bregoviqit dhe këtë duhet ta bëjnë për hirë të gjakut të derdhur nga shobenistëve serb të cilët masakruan popullin shqiptar

Profesori shton më tej se ky anulim i koncertit duhet të bojktohet për shkak të polarizimit të shqiptarëve dhe për të mbështetur popullin e Kosovës.

Ndërsa shton që në këtë koncert le të shkoj vetëm Rama me PD pasi janë të vetmit që e duan këtë koncert.

Shkrimi i plotë:

Ani pse edhe zyrtarisht Bashkia e Korçës nuk e anulojë koncertin e këngëtarit, Goran Bregoviq i cili me kënget e tij i joshte gjatë luftës së Kosovës ushtarët e Millosheviqit dhe tigrat e Arkanit të bëjnë masakra deri te prerjet e kokave shqiptarëve për të prodhuar llampa elektrike të cilat edhe sot e kësaj dite shëndrisin nëpër shtëpitë e çetnikëve serb nëpër Serbi është e rrugës që qytetarët e Korçës ta zgjidhin vetë këtë çështje kopilije të cilën qytetarët e Korçës duhet ta zgjidhin vetë në atë menyrë që të bojkotojnë pjesëmarrjën në koncertin e Goran Bregoviqit.Këtë duhet ta bëjnë për hirë të gjakut të derdhur nga shovenistët serb të cilët me shekuj e masakruan popullin shqiptar dhe nuk pendohen kurrë dhe me ju ardhë rasti do ta bëjnë përseri të njejtën gjë. Qytetarët Korçar duhet të bojkotojnë koncertin e këngëtarit Goran Bregoviq edhe për shkak të polarizimit të kësaj çështje ndër shqiptarët. Besoj që qytetarët e Korçës të jenë aq atdhedashtës do të bojkotojn koncertin e Goran Bregoviqit edhe për shkak të vëllazerve ty tyre në Kosovë. Kurse në koncertin e këngëtarit Goran Bregoviq kryeministri Edi Rama le ta mbledhë Partis Socialiste sepse nga ata ka shumë asish që ju pëlqen kënga dhe muzika serbe, por le ta mbledhë edhe qeverinë komplet dhe të shkojnë në Korçë në koncertin e Bregoviçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat