Nis peticioni për largimin e Bregoviçit nga festivali i Korçës, ja ku mund ta nënshkruani

Aktuale

Nis peticioni për largimin e Bregoviçit nga festivali i Korçës, ja ku mund ta nënshkruani

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 20:34
Goran Bregoviç

Një peticion kundër këngëtarit serb Goran Bregoviç ka nisur të nënshkruhet online. Qëllimi i këtij peticioni është të anulohet përformimi i Bregoviçit në ‘Festën e Birrës’, festë kjo e organizuar nga Bashkia e Korçës.

Organizatorët e këtij peticioni thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90’ta, këngë e cila kishte nxitur paramilitarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë, por edhe më gjerë.

Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korëcës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviçit.

“…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm”, thuhet në peticion.

Media ka kontaktuar dje Bashkinë e Korcës dhe këta të fundit kanë thënë se kjo cështje është e mbyllu; Bregoviç do të përformojë në “Festën e Birrës”.

“Ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregoviç nga Festa e Birrës sepse refuzojmë të pozicionohemi politikisht në këtë debat. Nuk ka asnjë qasje politike pjesëmarrja e një këngëtari lindur në Sarajevë dhe që në njohurinë tonë para se ta kontaktonim për ta pasë pjesë dhe e kemi të saktë nuk ka pasur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve as kundër kosovarëve”, ka thënë ajo.

Ndërsa reperi Capital T nga Kosova dhe “Birra e Pejës” tashmë janë tërhequr nga ky evend që do të mbahet nga data 18 deri më 22 gusht.

Peticionin mund ta nënshkruani KËTU.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat