Këngëtari serb, Goran Bregoviq është kryetema e ditëve të fundit, pas ftesës së tij në Festën e Birrës në Korccë.
E krahas kësaj, u përmend kënga e tij e famshme ‘Kallashnikov’me të cilën i inkuarajonte serbët të kryenin krime ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit në Kosovë.
E profesori Milazim Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook ka ndarë disa vargje të kësaj këngë, ku pyet nëse Bregoviq vikitimat i paraqet si militarë?!
“Kënga “Kallashnikov” është shembul konkret. Ja disa nga vargjet e saj idiote: “Ciganë, në sulm! Boom, boom, boom, boom, boom(…) Ciganë, ndalo!”A thua viktimat i paraqet si militarë?!”, u shpreh Krasniqi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Goran Bregoviqi është simbol i abuzimit me vuajtjet e romëve dhe me vlerat muzikore të tyre. Ua ka vjedhë ritmet, motivet, nganjëhere edhe stilin e veshjes. Por, është tallë me ta. Kënga “Kallashnikov” është shembul konkret. Ja disa nga vargjet e saj idiote: “Ciganë, në sulm! Boom, boom, boom, boom, boom(…) Ciganë, ndalo!”A thua viktimat i paraqet si militarë?!