Rastet me Coivd-19 kanë filluar të rriten në Kosovë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të vaksinohen, përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.
Postimi në Facebook:
Lutje për të gjithë për vaksinim?.
Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.
Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet.