Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë reaguar ndaj përgjimeve të cilat janë publikuar në një portal, ku janë të përfshirë njerëzit e sistemit të inteligjencës dhe drejtësisë së vendit.
Përmes një postimi në Facebook familja Imeri komentoi përfshirjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi në bisedat me ‘agjentin rus’, shkruan “Bota sot”.
Kjo familje u befasua që pas gjithë këtyre aferave, kryeprokurori Lumezi nuk ka dhënë ende dorëheqje.
Postimi i plotë
Meqë Aleksandër Lumezi e pranoj se ka pasur biseda me 'agjentin rus' tash shtrohen shumë pytje !
1. Çka ka biseduar Kryprokurori i shtetit me një 'agjent rus' për të cilin shërbimi i sigurisë së Kosovës po dyshoka që është 'agjent rus '?
2. Në çfarë konteksti kanë qenë të zhvilluara bisedat në mes kryprokurorit Aleksandër Lumezi dhe 'agjentit rus'?
3. A është ligjore që Kryprokurori i shtetit të takohet dhe të bisedoj me 'agjent të huaj të shërbimeve' ?
4. Si e lejon etika dhe ligji këtë shkelje flagrante që i ka bërë kryprokurori Kushtetutes dhe ligjit duke u takuar me një 'agjent Rus' '?
5.Tashmë që Kryprokurori Aleksandër Lumezi ka pranuar se paska pas biseda me 'agjentin rus' duhet edhe të na tregojë drejtë kush e shtyri që me diplomë fallco të katapultohet në krye të institucionit të akuzës ?
6. Duhet gjithëashtu të informohet qytetari nga i kanë ardhur ato qindra mijëra euro në llogarinë e tij bankare?
7. Mos vallë ato tranzakcione e kanë orgjinën nga 'agjenti rus'?
8. Duhet të rrëfesh të vërtetën rreth diplomës sate fallco se dyshimet qëndrojnë se keni diplomë fallco?
9. Dhe për fund pas gjithë këtyre aferave e skandaleve që të nxorën lakuriq zoti Lumezi, pse nuk jepni dorëheqje?!!!!