Sërish shifra të larta infeksioni në Kosovë

Aktuale

Sërish shifra të larta infeksioni në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:55
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

Sërish shifra të larta!

269 raste të reja pozitive me Koronavirus, janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa, janë shëruar 25 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi: 

08 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 4.492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757.

Në total numri i rasteve aktive është 1.903.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat