Mehaj: Ushtria amerikane është garanti kryesor i sigurisë së vendit

Aktuale

Mehaj: Ushtria amerikane është garanti kryesor i sigurisë së vendit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:34
Pamje nga vizita

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”, me ç’rast ka falënderuar SHBA-në si dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it për angazhimin e fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve në Kosovë.

Mehaj ka thënë se ushtria amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit.

Postimi i plotë:

Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.

Prandaj, edhe prej vizitës sime në Kampin Amerikan "Bondsteel", shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.

E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve.

Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj!

Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat