Të enjten mbahet seanca e fundit e sesionit pranveror në Kuvend

Aktuale

Të enjten mbahet seanca e fundit e sesionit pranveror në Kuvend

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:17
Kuvendi i Kosovës

Të enjten e kësaj jave do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion para se deputetët e Kuvendit të shkojnë në pushime.

Kështu bëri të ditur Mimoza Kusari – Lila pas mbledhjes së kryesisë.

‘Të enjten më 12 gusht do të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror… Te enjten do të ketë pika të seancave të papërfunduara dhe më vonë do të fillojë seanca e re në të cilën do të shikohet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare siç është ajo për marrëveshjen mes qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë’ ka thënë Kusai- Lila.

Ndër pikat tjera është edhe zgjedhja e auditorit të përgjithshëm të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat