Grupi kriminal “Mjekrroshat” në veri? Flet zv.drejtori i policisë

Aktuale

Grupi kriminal “Mjekrroshat” në veri? Flet zv.drejtori i policisë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:34
Veselenoviq dhe Radojqiq

Policia e Kosovës në veri kanë folur për dyshimet që janë ngritur lidhur me grupin kriminal “Mjekrroshat”, të cilët thuhet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Këtë shqetësim e ka ngritur në parlament edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila nuk ka marrë përgjigje nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Gazeta e ka pyetur zv.drejtorin e policisë për veriun, Besim Hoti nëse organet e sigurisë janë në dijeni për këtë grup kriminal.

Hoti për Gazetën tha se nuk kanë informacione në lidhje me këtë.

“Nuk e di nuk kemi informacion, këtë çështje nuk mundemi me e trajtu në këtë nivel ndoshta do të ishte më mirë që të diskutohej në nivel qendror”, ka thënë shkurt Hoti.

Deputetja Musliu për Gazetën ka thënë se thënë se për hyrjen ilegale të këtij grupi kriminal është e njoftuar edhe qeveria të cilët sipas saj po heshtin. “Po siç e thashë, grupi kriminal ‘Mjekrroshat’ kanë hyrë dhe po veprojnë në veri të vendit. Institucionet e shtetit janë në dijeni për këtë çështje dhe me intereson të di nëse kanë marrë ndonjë veprim për dëbimin e tyre prej Kosovës. Dyshohet që kanë ardhur përmes rrugëve ilegale”, ka thënë Musliu.

Deputetja Mulsiu po ashtu ka thënë se ka disa herë që po tenton t’i drejtojë këtë pyetje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mirëpo që i njëjti nuk është paraqitur në seancat e Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat