Ja se çfarë kërkojnë mjekët nga Qeveria

Aktuale

Ja se çfarë kërkojnë mjekët nga Qeveria

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës (FSSHK) i është gëzuar një marrëveshjeje për kredi, e cila është miratuar të premten në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, FSSHK-ja thotë se me vëmendje e ka përcjellë seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, në të cilën u votua për miratimin e marrëveshjes kornizë të kredisë së datës 14 gusht 2020 në mes të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj COVID-19”, si dhe të marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Luksemburgut për vazhdimin e projektit për bashkëpunim dhe zhvillim, që quhet “program për mbështetje shëndetësore”.

Për këtë FSSHK-ja është shprehur e lumtur, ndërsa ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që punëtorëve shëndetësorë të punësuar në sektorin publik t’u paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi pagë nga muaji qershor i këtij viti.

“Jemi shumë të lumtur që këto marrëveshje kanë kaluar, duke qenë se njëri projekt ka mundësuar hartimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 përmes ekspertëve të tyre, ku edhe është dhënë propozimi për përfshirjen e shtesave në pagë për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, kurse marrëveshja për kredi parasheh rimbursimin e mjeteve bazuar në vendimin nr. 09/08, të datës 21.04.2021, si dhe vendimin me nr. 07/59 të datës 21.01.2021. Andaj, duke marrë parasysh që tani buxhetit të Kosovës i janë shtuar këto mjete, kërkojmë që punëtorëve shëndetësorë të punësuar në sektorin publik t’u paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi pagë nga muaji qershor 2021”, thuhet në kërkesën e FSSHK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat