Publikohen rezultatet e testeve për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Publikohen rezultatet e testeve për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 9 gusht 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

263 raste të reja pozitive me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i Ministrisë:

09 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.

Në total numri i rasteve aktive është 2.271.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat